Flash News

KRYESORE

Mjekët ngrenë alarmin: Higjena e furrave të bukës po rrezikon shëndetin e njerëzve

Mjekët ngrenë alarmin: Higjena e furrave të bukës po

Nuk duhet të shqetësohemi vetëm për bukën me ngjyrues dhe nivelin e ulët të proteinave që gjendet në të. Një “vrasës” për konsumatorin janë edhe kushtet higjienosanitare të furrave të bukës. Vetë mjekët ngrenë alarmin duke deklaruar që nëpërmjet kontaminimit buka bëhet përcjellës për një sërë sëmundjesh, virusesh e infeksionesh, deri në shpërthime epidemish në popullatë, ndonëse asnjëherë nuk gjendet shkaku.

Për gazetën “Shëndet+” infeksionistja Ilda Xhelili, mjeke në poliklinikën e specialiteteve nr.1, në Tiranë thotë se jo vetëm në furrat e bukës, por në të gjithë rrjetin ushqimor duhet të ketë një kujdes maksimal përsa i përket higjienës së personelit që punon aty në lidhje me transmetimin e sëmundjeve infektive.

Mjekja Xhelili thotë se paraja është burimi i të gjitha infeksioneve sidomos për esherika kolin dhe enterokokët që janë me rrugë fekale – urinare. Megjithatë, sipas saj, në pjesën më të madhe të furrave të bukës tek ne (me disa përjashtime) me të njëjtat duar që shërbehet, me të njëjtat merren edhe paratë. Ajo shpjegon se ka disa shitës që përdorin doreza, por është parë që po me ato doreza preken si buka, edhe paratë. “Pra, edhe pse shitësit përdorin dorezs, ka një mbivendosje qëllimesh ku në vend që të “mbrojnë” bukën, mbrojnë duart e tyre nga mikrobet”, shprehet ajo. “Çdo shërbim ushqimor duhet të ketë arkë me vete, ku një person të merret vetëm me shitjen dhe tjetri vetëm me pagesën”.

Të fundit