‘Mjekra e Vitit’: lexuesit e Politiko zgjedhin Dom Gjergj Metën, Rama e Princi Leka të tretët

Politiko.al, një përpjekje ironike për të shkuar kundër rrymës dhe manisë së ‘njerëzve të vitit’ që kaplon median, që nga ajo e huaj dhe qindravjeçare si revista Time dhe deri te ‘rioshi’ Top Channel në Shqipëri, që prej vitesh përzgjedh njeriun e tij të vitit, ka bërë një sondazh në faqen e Facebook duke kërkuar vota jo për ‘Personazhin e Vitit’,por për ‘Mjekrën e Vitit’.

Në konflikt interesi, duke qenë se një prej ‘leshëve’ në garë ishte dhe botuesi i Politiko,por jo aq sa Top Channel që në finale nxori ‘Njeri të vitit’ një prej gazetarëve të vet, sonadazhi ynë futi në konkurim që nga njerëzit e politikës si Kryeminsitri Rama dhe zëvendësi i tij Braçe, gazetari Sokol Balla, përfaqësuesi i monarkizmit shqiptar Princi Leka dhe deri te njeriu i fesë, prelati katolik Dom Gjergj Meta.

Lexuesit kanë zgjedhur në shumicë, thuajse 50 përqind, arqipeshkvin e Mirditës, Dom Gjergj Metën, duke e lënë kështu mjekrën aty ku mendohet se edhe përket më shumë, te njerëzit e fesë (edhe pse prelatët katolikë janë të vetmit ndër përfaqësuesit e feve në Shqipëri dhe në botë që nuk e kanë ushtruar zakonin e mjekrës).

Kryeministri Rama ‘kapet për mjekrash’ me princin Leka, një betejë që të dy e bëjnë edhe në gjatësi, ndërsa Sokol Balla është ‘aty aty’ me mjekrën e Erion Braçes.