Flash News

KRYESORE

Mjekra kthehet në modë te PS, ironia e gazetarit: Thuaju edhe grave deputete ta rrisin

Kryeministri Edi Rama ka tërhqeur shpesh herë vëmendjen e mediave me mjekrën e zgjatur, madje disa prej tyre kanë aluduar se e ka lënë me qëllim për t'i ngjarë Ismail Qemalit, të cilin na i shfaq shpesh herë në "background" në komunikatat e tij.

Por duket se mjekra në Partinë Socialiste është kthyer në modë dhe së fundmi që e ka lënë është deputeti Ulsi Manja. Ai nuk ishte shfaqur asnjëherë më parë në publik me mjekër.

Lidhur me rritjen e mjekrës brenda PS-së, ka ardhur një ironi nga gazetari Agim Xhafka.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhafka shkruan se deputeti Alket Hyseni ka propozuar në parti që përveç burrave edhe gratë e rilindjes ta rrisin mjekrën si kryetari i PS-së Edi Rama.

Postimi i Xhafkës:

Rama i lumtur që mjekrën po ia imitonin Braçe,Ulsiu,Klosi e plot të tjerë.

-Ej,thuaju edhe grave deputete,ta rrisin se sikur i ka zënë gjumi ato,-ia la porosi Alket Hysenit.

Të fundit