Flash News

KRYESORE

Mjeku analizon gazin e hedhur ndaj qytetarëve në Tiranë: Është lëndë helmuese; ai që ka dhënë urdhrin nuk e ka zemrën e qetë

Mjeku analizon gazin e hedhur ndaj qytetarëve në Tiranë:

Mjeku Ardian Jorgji ka analizuar në emisionin ‘Kjo Javë’, në News 24, gazin lotsjellës të hedhur ndaj qytetarëve në dy protestat e fundit në Tiranë. “Nuk besoj se pamje të tilla një njeri që quhet qytetar do të ishte i lumtur t’i shikonte”, tha mjeku.

Sipas Jorgjit, gazi i përdorur nga policia dhe garda është pjesë e familjes së lëndëve helmuese dhe është i ndaluar të përdoret edhe në luftra.

“Është në familjen e lëndëve helmuese. Dikur përdoreshin në luftra dhe janë ndaluar të përdoren me konventa ndërkombëtare. Qëllimi i tyre është të bëjë viktimën, në rastin konkret masën, inaktive, të pafuqishme”, tha ai.

Ardian Jorgji thekson se “çdo preson reagon në mënyrë të ndryshme, nga individi në individ”, dhe pasojat mund të jenë nga irritimi i lëkurës deri në vdekje.

“Kushdo që e ka marr përsipër këtë nuk e ka bërë me zemër të qetë”, tha mjeku Jorgji.

Në protestën e fundit te Parlamenti, gazi i hedhur nga Policia e Shtetit nuk shkaktoi probleme shëndetësore vetëm te protestuesit, por edhe te banorët e zonës, të cilët vuajtën pasoja të rënda.

Të fundit