Flash News

KRYESORE

Mjeku i Brazilit: Dëmtimi i Marcelos lidhet me dyshekun

Mjeku i Brazilit: Dëmtimi i Marcelos lidhet me dyshekun

Në përballjen e mbrëmjes së djeshme ndaj Serbisë, mbrojtësi i majtë i Brazilit, Marcelo, u detyrua të dilte nga fusha në minutën e 10’, si pasojë e dhimbjes muskulore në shpinë.

Por për fat të mirë, është konfirmuar nga mjeku i kombëtares braziliane se ky nuk është një problem serioz pasi Marcelo ka pësuar thjesht një dëmtim të lehtë.

Por ajo që është për tu habitur, është fakti që mjeku është shprehur se ky dëmtim muskulor mund të ketë ardhur si pasojë e ndërrimit të dyshekut të futbollistit.

“Marcelo po luante normalisht dhe më pas u mbërthye në shpinë, si ngërç. Muskujt stabilizues të shtyllës kurrizore mund të kenë ngrirë. Zakonisht këtë problem e sjell ndërrimi i dyshekut. Në Moskë ai flinte në një dyshek të butë, dhe ndërrimi i tij mund t’i ketë sjellë probleme. Gjithsesi sinjalet që kemi marrë janë pozitive”, ka thënë mjeku i kombëtares së Brazilit.

Të fundit