Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Mjeku i njohur në QSUT jep alarmin: Prindër kujdes! Ka skena “ulëritëse” te Liqeni Artificial
Mjeku i njohur i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive pranë QSUT-së në Tiranë, Tritan Kalo jep alarmin për të gjithë prindëririt që shëtisin fëmijët e tyre pranë Liqenit Artificial në kryeqytet.
Përmes një statusi në facebook, mjeku paralajmëron se shumë fëmijë të prekur nga sëmundja e varicelës, e njohur ndryshe si ‘Lija e dhenve’, e cila është ngjitëse, ishin sjellë nga prindërti e tyre në ambiente publike, ku kishte edhe fëmijë të tjerë përreth.
Mjeku këshillon prindërit që të tregohen të vëmendshëm në ambiente të tilla, për të “shpëtuar” të vegjlit e tyre nga “prindër të papaërgjegjshëm” siç i cilëson mjeku.
Njoftimi i plotë:
“Prindër ndërgjegjësohuni: ”Ignorantia non est argumentum”……Arësyeja e vetme pse u ula të shkruaj këto rreshta është fakti se, SOT ndërsa gjerboja një kafe me kushot e mi në një nga lokalet e shumtë rreth Liqenit Artificial të Tiranës isha i pranishëm në skena “ulëritëse” të mos përgjegjësisë qytetare dhe mos ndërgjegjësimit prindëror….Jo pak fëmijë me shënja shumë të qarta të VARICELËS (Lisë së Dhenve) ishin sjellë prej tyre në këto lokale, të cilët vinin vërdallë e luanin me fëmijët e tjerë pa asnjë shenjë klinike të kësaj sëmundje….KËTA prindër ose janë plotësisht injorantë dhe nuk e dinë se edhe pas daljes së elementëve kutanë të Varicelës: macula, papula, vezikula e krusta ajo sëmundje ende mbetet ngjitëse, infektuese edhe për së paku dy (2) javë, ose papërgjëgjshmëria dhe keqdashësija e tyre i ysht të bëjnë veprime të tilla epidemiologjikisht, shoqërisht dhe moralisht të dënueshme për të tjerët, por pse jo edhe për fëmijët e tyre, që mundet të mbiinfektohen ose të rëndohen…Quo vadis Shqipëria ime!!!