Flash News

KRYESORE

Mjeku i QSUT jep alarmin: Kujdes! Në Shqipëri po qarkullon ‘Sëmundja e pestë’

Mjeku infeksionist pranë spitalit ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, Tritan Kalo ka dhënë alarmin se në Shqipëri po qarkullon sëmundje që quhet ‘Sëmundja e pestë’.

Për këtë, mjeku paralajmëron prindërit që të bëjnë kujdes, veç sëmundjeve të tjera ngjitëse si Fruthin, Varicela etj.

“Ndërkohë me Fruthin, Varicelan, Sëmundjen dorë-këmbë-gojë (HFMD), është edhe Sëmundja e pestë (“Fifth disease”, “Exanthema infectiosum”, “Slapped cheek disease”) e shkaktuar nga Parvovirus B19, e cila po qarkullon krahas tre sëmundjeve të tjera në vendin tonë , një sëmundjeve ekzantematike virale kryesisht me karakter tejet beninj, në ecurinë e saj …. Ekipi i kolegëve të ISHP-së, i cili merret me këto sëmundje, besoj se edhe ne këtë rast ndan të njëjtin mendim me mua, sikunder edhe ka ndarë në rastet e tre sëmundjeve të mësipërme…..Arsyeja sepse po i postoj fotot e mëposhtëme është mëse e thjeshtë, kolegët mjekë në veçanti por edhe prindërit, DUHET të kenë njohuri për këtë dukuri të Shëndetit tone Publik si dhe qarkullimin e kësaj sëmundje në vendin tonë….SËMUNDJA e PESTË mjaft lehtazi konfondohet si me Fruthin po ashtu edhe me Varicelën, të cilat kanë qenë jo pak të ndeshura në praktikën tonë klinike të këtyre muajve të fundit…Të mësuarit apo të rifreskuarit e njohurive mjeksore është një dukuri e përditshme…..”, shkruan mjeku, një status që e ilustron edhe me fotot përkatëse të simptomave të sëmundjeve.

Të fundit