Flash News

KRYESORE

Mjeku përdori të njëjtën shiringë tek 33 persona, pas pak kohësh të gjithë rezultuan me HIV

Mjeku përdori të njëjtën shiringë tek 33 persona, pas

Kujdesi mjekësor duhet të jetë gjithmonë në plan të parë, por kur ndodhemi në vende që kanë probleme më të mëdha, sigurisht që edhe vigjilenca ulet. Një ngjarje shumë  e rëndë ka ndodhur në Indi ku një mjek, ka infektuar me HIV 33 persona, pasi kishte përdorur tek ta të njëjtën shiringë.

E gjithë kjo ngjarje është zbuluar në testet e HIV që janë realizuar në kampet e Bangarmaut ku morën pjesë plotë 566 persona, prej nga 33 dolën të infektuar me virusin HIV.

Mjeku që mendohet se është marrë me këtë procedurë duket se është Rajendra Kumar, i cili për momentin rezulton i arratisur.

Një doktor i kampit të ngritur ka thënë se ata i kanë kërkuar pacientëve me HIV gjëra të ndryshme në mënyrë që të gjenin burimin e infeksionin, por kur i pyetën pacientët nëse kishin përdorur shiringa, ata i kishin thënë se një mjek ka përdorur të njëjtën shiringë tek të gjithë pacientët e tij.

Çështja sigurisht që është bërë shumë serioze duke qenë se neglizhenca e nje mjeku është duke çuar drejt vdekjes plotë 33 persona.

Të fundit