Flash News

KRYESORE

Mjeku shqiptar: Më në fund, optimizëm në horizont nga menaxhimi i epidemisë

Mjeku shqiptar: Më në fund, optimizëm në horizont nga

Mjeku Erion Dasho rendit tri lajmet pozitivenga menaxhimi i epidemisë së koronavirusit

“1. Tre-katër ekipe prestigjioze në Europë, USA dhe Kinë kanë nisur provat e vaksinës në njerëz. Investimi i Komisionit Europian për kompaninë gjermane CureVac prej 80 milionë Euro garanton fonde të mjaftueshme për të ecur me ritme super të shpejta.

  1. Agjencia rregullator e Kinës miratoi medikamentin e parë në gjendje të trajtojë virusin dhe të ngadalësojë përhapjen e tij të mëtejshme. E gjithë kjo në më pak se tre muaj nga fillimi i epidemisë.
  2. Me kaq shumë vende të prekura, tashmë po kuptohet qartë se cilët janë më të rrezikuarit - të moshuarit dhe personat e sëmurë. Këto kategori kanë nevojë për superkujdes që të mos preken nga virusi.

Më në fund, optimizëm në horizont, që gjithsesi nuk duhet të bëjë askënd të injorojë masat parandaluese”, shkruan mjeku në rrjetet sociale.

Të fundit