Flash News

OP-ED

Mjerim!

Mjerim!

Besnik Aliaj

E dhimbshme si po merret me dhunë pushteti vendor në Shqipëri ... për më tepër po centralizohet në një farë feje qē s’ka precedentë në Evropë! ... të vendosësh gjithë qeverinë në pushtet vendor është antikushtetuese! Kjo është antievropiane në thelb dhe mentalitet! ... Do ketë shpejt pasoja të parikthyeshme! ...

Gjithë arritjet nga viti 2000 janë shkatërruar me një të rënë të lapsit me “zgjedhjet” me qesharake në Evropë! ... Stabilokracia dhe autoritarizmi “triumfuan” në pamje të parë mbi demokracinë dhe përfaqesimin lokal ... Ajo çfarë na mësoi Evropa dhe Amerika sot është shembur pluhur e hi pas 30 vitesh mund! ... Por mos u nxitoni se këtë gabim e beri dhe PD në 1996! Dhe e pagoi shtrenjte e nxori mësim! ...

Gjynah që ne përsërisim gabimet, dhe akoma më keq, vijojmë të nxjerrim mësim vetëm pas kostove të mëdha në njerëz, ekonomi dhe shtet! ... Ndërkohë me sa shoh në TV të “sapozgjedhurit” vetëm fjalën "betohem" dinë të thonë ... vetëdeklarohen si kryetarë të rinj triumfatorë ... Por mjerisht edhe tekstin e plotë të betimit, ua lexon i deleguari qeverisë ose prefekti ... Dhe as pesë rreshta nuk perifrazojnë dot të ngratët ...

Mjerim ata, Mjerim decentralizimi, mjerë Shqipëria! ... Turp për Europën dhe partnerët që mbyllin sytë! ... Turp për ne që fryjmë sytë!

Të fundit