Mjerim!

Besnik Aliaj

E dhimbshme si po merret me dhunë pushteti vendor në Shqipëri … për më tepër po centralizohet në një farë feje qē s’ka precedentë në Evropë! … të vendosësh gjithë qeverinë në pushtet vendor është antikushtetuese! Kjo është antievropiane në thelb dhe mentalitet! … Do ketë shpejt pasoja të parikthyeshme! …

Gjithë arritjet nga viti 2000 janë shkatërruar me një të rënë të lapsit me “zgjedhjet” me qesharake në Evropë! … Stabilokracia dhe autoritarizmi “triumfuan” në pamje të parë mbi demokracinë dhe përfaqesimin lokal … Ajo çfarë na mësoi Evropa dhe Amerika sot është shembur pluhur e hi pas 30 vitesh mund! … Por mos u nxitoni se këtë gabim e beri dhe PD në 1996! Dhe e pagoi shtrenjte e nxori mësim! …

Gjynah që ne përsërisim gabimet, dhe akoma më keq, vijojmë të nxjerrim mësim vetëm pas kostove të mëdha në njerëz, ekonomi dhe shtet! … Ndërkohë me sa shoh në TV të “sapozgjedhurit” vetëm fjalën “betohem” dinë të thonë … vetëdeklarohen si kryetarë të rinj triumfatorë … Por mjerisht edhe tekstin e plotë të betimit, ua lexon i deleguari qeverisë ose prefekti … Dhe as pesë rreshta nuk perifrazojnë dot të ngratët …

Mjerim ata, Mjerim decentralizimi, mjerë Shqipëria! … Turp për Europën dhe partnerët që mbyllin sytë! … Turp për ne që fryjmë sytë!