Mjeti del nga rruga, humb jetën drejtuesi në Lezhë

Një person ka humbur jetën në fshatin Tale të Lezhës në orët e para të mëngjesit.

Sipas policisë, mjeti tip “Zetor” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, M.L.,70 vjeç.

“Rreth orës 06:50 , në fshatin Tale, Lezhë, mjeti tip “Zetor” ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi M.L.,70 vjeç, banues në Tale, Lezhë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.