Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Mocion me debat për shfuqizimin e dekretit nga Meta, Rama njoftim para seancës në Kuvend
Ndryshe nga herët e tjera, këtë një enjte kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një njoftim në rrjetet sociale lidhur me seancën e sotme parlamentare.
Sot, në Kuvend pritet të zhvillohet një mocion me debat prej pesë orësh e kërkuar nga ana e mazhorancës, pas shfuqizimit të dekretit nga ana e presidentit Meta për zgjedhjet vendore. Ndërkohë, Rama ka njoftuar se kur do të mbajë fjalën e tij lidhur me këtë debat.
“Sot në 12.00 në Kuvendin e Shqipërisë fjala ime në debatin e rezolutës mbi aktin e presidentit të republikës për shfuqizimin e dekretit Nr.10928, datë 05.11.2018 “për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, live natyrisht në ERTV”, shkruan Rama.
Kujtojmë se PS ka vijuar fushatën elektorale për zgjedhjet vendore, pavarësisht aktit të presidentit të cilin e kanë cilësuar si ‘nul’ dhe të pavlefshëm, ndërsa kryeministri Rama e ka paralajmëruar presidentin me shkarkim.