Flash News

KRYESORE

Mocion për rrëzimin e qeverisë, parlamenti maqedonas nuk e miraton

Mocion për rrëzimin e qeverisë, parlamenti maqedonas nuk e

Nuk miratohet mocioni i mosbesimit ndaj “Zaev” dhe kërkesa për rrëzimin e tij nga qeveria.

Me 62 vota kundër, 40 pro dhe 2 a abstenim, parlamenti hodhi poshtë këtë mocion, p[ak para mesnatës së mbrëmshme.

VMRO-DPMNE nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për rrëzimin e qeverisë aktuale. Nga 51 deputetët në total, vetëm 40 deputetë votuan për interpelancën e ngritur menjëherë pas kthimit në Kuvend.

VMRO-ja mocionin e mosbesimit, sipas tyre, e ngriti për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë dhe paaftësisë së partnerëve të koalicionit qeverisës LSDM-BDI për udhëheqjen e institucioneve. Gjatë debatit të ashpër në Kuvend, opozita akuzoi se pushteti punon vetëm për interesat partiake dhe se në muajt e kaluar nuk ka realizuar asnjë projekt dhe asnjë reformë të premtuar para zgjedhjeve

Të fundit