Flash News

KRYESORE

Moda e re e ‘kostumeve borxh’, analisti harron të heqë etiketën në emision

Me fuqizimin dhe përhapjen masive të internetit, dyqanet kane filluar që të bëjnë ‘biznes’me figurat dhe personazhet publike. Ndonjëherë dyqanet t`i japin rrobat borxh e ndonjëherë t`i dhurojnë por personazhet duhet të jenë të kujdesshëm kur dalin në televizion që të mos lënë ‘prova’.

Një gjë e tillë ka ndodhur me analistin Shpëtim Nazarko. I ftuar mbrëmë në Top Show Magazine, ka rënë në sy etiketa në kostumin e tij.Sa herë që ai fliste apo lëvizte edhe etiketa tundej.  Foton e ka postuar Olti Curri në Instastory.

Ndoshta Nazarko nuk e ka marrë ‘borxh’ kostumin, mund edhe ta ketë blerë dhe ka harruar të heqë etiketen, gjithsesi ishte e pamundur të evitohej ky detaj.

Të fundit