Flash News

KRYESORE

Modeli buxhetor i Galaxy S10, më i shtrenjtë se iPhone XR

Modeli buxhetor i Galaxy S10, më i shtrenjtë se iPhone XR

Një prej modeleve të Galaxy S10 që Samsung do të prezantojë këtë vit, do të jetë edhe varianti “low-cost” (buxhetor), fotot e të cilit janë publikuar edhe online.

WinFuture publikoi disa foto, të cilat besohet se janë të Galaxy S10E. Ky variant sipas raportimeve vjen me ekran 5.8-inç, me kornizë më të trashë sesa modelet e tjera, dy kamera të pasme dhe bateri më të vogël gjithashtu.

Ky model mesohet se do të kushtojë 859 dollarë. Pak i shtrenjtë për t’u quajtur një telefon “low-cost.” Kujtojmë se iPhone XR kushton 749 dollarë. Telefonët kanë shumë ngjashmëri mes tyre, fillimisht sepse janë modele “buxhetore” dhe së dyti kanë ngjashmëri edhe në paraqitje.

Të fundit