Flash News

KRYESORE

Modelja Bella Hadid kundër Donald Trump, proteston për Palestinën e lirë

Modelja Bella Hadid kundër  Donald Trump, proteston për

Modelja Bella Hadid ka dalë kundër vendimit të presidentit Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Modelja 21 vjeçare ka protestuar para ambasadës së SHBA-së në Londër. Me pankarta në duar Bella del në mbrojtje të Palestinës.

“Një ditë me shumë trishtim. Teksa shoh lajmet dhe dhimbjen e popullit palestinez më bëjnë të vajtoj. Teksa shoh trishtimin e atit tim, kushërinjve dhe familjes palestineze që ndjejnë për paraardhësit tanë palestinezë, e bën edhe më të vështirë të shkruajmë. Jeruzalemi është shtëpia e të gjitha feve”, shprehet Bella. Ajo shton më tej se trajtimi i popullit palestinez është i padrejtë, i njëanshëm dhe nuk duhet toleruar.

“Unë qëndroj me Palestinën”, shprehet Bella në një postim në Instagram, teksa publikon dhe një foto të Jerusalemit.

Të fundit