Flash News

KRYESORE

Modelja e denoncoi për përdhunim, Ronaldo: Nuk është e vërtetë, është një "fake news"

Modelja e denoncoi për përdhunim, Ronaldo: Nuk është e

Portugezi Cristiano Ronaldo, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për arritjet e tij por edhe për edhe "gabimet" e të shkuarës.

Së fundi u përfol në media një denoncim i një modeleje amerikane, e quajtur Kathryn Mayorga, e cila deklaroi pak ditë më parë se sulmuesi i Juventusit e kishte përdhunuar në vitin 2009-të në tualetin e një klubi dhe më pas i kishte kërkuar falje, duke i thënë se zakoniosh është i sjellshëm me femrat.

Mirëpo, sipas dokumenteve të paraqitura në një gjyq të Las Vegasit, por që vetë Ronaldo i ka quajtur “fake news”, 34-vjeçarja Kathryn Mayorga thotë se Ronaldo e ka përdhunuar në një tualet të hotelit “Palms Hotel and Casino” në Las Vegas, në orët e para të 13 qershorit 2009.

Cristiano dhe Mayorga janë fotografuar së bashku në një klub. Më pas, mendohet se portugezi e ka ftuar në dhomën e tij të hotelit modelen, së bashku me një shoqen e saj. Kathryn refuzoi të futej në vaskë sepse nuk donte të prishte fustanin dhe Ronaldo i dha pantallona të shkurtra dhe bluzë, duke i treguar derën e tualetit që të ndërrohej aty. Dokumentet e paraqitura në gjyq thonë se në momentin kur po ndërrohej, Cristiano ka hyrë në tualet i zhveshur dhe ka kërkuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale. Ajo nuk ka pranuar, por Cristiano e ka përdhunuar në tualet. Duke dalë nga aty, futbollisti mendohet të ketë kërkuar falje, duke shtuar se zakonisht është xhentëllmen.

Vetëm disa orë pasi avokati i Mayorga dorëzoi dokumentet në gjyq, Cristiano foli nëpërmjet një videoje në Instagram, ku tha se ajo që ka dalë është diçka e rreme, është një "fake news".

Të fundit