Flash News

KRYESORE

Modelja e njohur e prezanton si pikturën e saj, Sara Kapo e akuzon për vjedhje

Endi Demneri  e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Rudina” ka treguar dhe për pasionin e saj, pikturën. Dhe ajo u shfaq dhe një një insert duke pikturuar në një telajo.

“Kjo është piktura me të cilën po merrem për momentin”, ka thënë modelja.

Por menjëherë pas kësaj deklarate të modeles së njohur kanë shpërthyer komentet e miqve dhe kolegëve të saj, të cilët ndjekin të njëjtën shkollë me të. Ata nëpërmjet postimeve në “Instagram” kanë treguar se në fakt ajo nuk është një pikturë e saj.

Gjithashtu një reagim ka ardhur dhe nga ana e Sara Kapos e cila nëpërmjet një postimi në Instastory e ironizon Endin.

“Nuk e di me çfarë guximi këto fotomodelet marrin pikturën e dikujt tjetër dhe e shpallin si të vetën në televizion. Turp dhe gjynah për ty zemër!”, ka shkruar Sara.

Të fundit