Flash News

KRYESORE

Modelja e njohur në pritje të ëmbël, çudit me deklaratën e saj: Pse i sjellim në jetë këta ‘monstra’

 Modelja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Christine Teigen, është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin John Legend. Duket se kjo pritje i ka shkaktuar shumë probleme shëndetësore modeles e cila, përmes një statusi në “Twitter” shprehet se fëmija i saj është një ‘monstër’ që po i merr jetën.

“Ky fëmijë po ma merr jetën. Ai pi ujin tim, dhe unë kam gjithmonë etje. Ai ha ushqimin tim, dhe unë jam gjithmonë e uritur. Ai po merr shëndetin tim, unë po sëmurem. Pse ne krijojmë këta "monstra", që duan të na shikojnë neve të vdekur",-shkruan modelja në Twitter.

Padyshim që  kjo deklaratë e Teigen ka qenë me shaka, pavarësisht problemeve shëndetësore që po kalon ajo.

Të fundit