Flash News

KRYESORE

Modelja e njohur tronditet me varfërinë në Shqipëri: E pabesueshme, dikush duhet të flasë për këtë situatë

Modelja e njohur tronditet me varfërinë në Shqipëri: E

Modelja e njohur ndërkombëtarisht, Emina Cunmulaj është tronditur nga varfëria në të cilën jetojnë disa familje në Shqipëri. Cunmulaj ka publikuar disa raste të organizatës ‘Fundjavë Ndryshe’ dhe bën thirrje për donacione.

“Kjo është e vërteta. Kështu jetojnë disa familje në Shqipëri. Këta janë përtej varfërisë. Si mund të jetojë një njeri kështu?”, shkruan në rrjetet sociale modelja me origjinë shqiptare.

Por ky postim i Eminas është kritikuar nga disa persona, të cilët janë më shumë të shqetësuar për imazhin e vendit se sa për ndihmën ndaj këtyre familjeve të varfra.

Këtyre kritikave, Emina i është përgjigjur me një tjetër postim, duke theksuar se, ‘dikush duhet të flasë për këtë’ situatë dhe se këta njerëz nuk kanë zë për problemet e tyre.

Të fundit