Flash News

KRYESORE

Modelja merr pjesë në tryezën e reformës zgjedhore, krah Gjuzit e Majkos

OSBE-ja organizoi sot një tryezë për ndryshimin e sistemit zgjedhor me protagonistë deputetë, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Aty, ra në sy edhe prania e ish Miss Shqipërisë, Silvana Bushatit. Modelja simpatike, sipas deputetit Kujtim Gjuzi, është zv/president e Akademisë Kombëtare Konservatore Albania – e cila drejtohet nga ai.

Bushati qëndroi krah Gjuzit dhe Ministrit të Diasporës, Pandeli Majko, pa thenë asnjë fjalë në mbledhje, shkruan Politiko. Një javë më parë, në emisionin “Procesi Sportiv”, Gjuzi nuk i kurseu komplimentet për vajzën simpatike.

“Je veshur mrekullisht bukur ti, mbesa ime këtu në krah të djathtë, zonjusha aty që s’ka nevojë për koment se i ka dalë ballkoni dhe është i rrezikshëm”, pohoi Gjuzi.

Të fundit