Modelja shqiptare flet për eksperiencën në televizion: Ishte e frikshme, kam bërë gafa të mëdha

Modelja e njohur shqiptare, Xhesika Berberi, ka treguar për eksperiencën e saj si moderatore në televizion, ku është shprehur se përveçse e bukur, ishte diçka e frikshme për të.

E ftuar në emisionin “Thumb”, me Aulonën dhe Fatmën, modelja shqiptare gjithashtu ka thënë se shpesh ka bërë gafa dhe është gjendur mes situatash të sikletshme, kur ishte moderatore tek ‘Agon Channel’.

“A do të rikthehesha? Kurrë mos thuaj kurrë. E bukur por e frikshme eksperienca në televizion. Nuk e di nëse do e shoh veten si prezantuese ama si këngëtare është e sigurt që kurrë. Nuk isha mësuar me atë punë që të merresha me të ftuarit, të bëja pyetjet. Bëja gafa gjithmonë dhe për t’i rregulluar i fusja një të qeshur nga mbrapa dhe rregullohej gjithë situata”, është shprehur Xhesika.