Flash News

KRYESORE

Moderatori i njohur dhe burri i deputetes së PS me covid-19? Si qëndron e vërteta

Mbrëmë në disa media qarkulloi lajmi se gazetari Aleksandër Furxhi, njëherësh bashkëshorti i deputetes së PS, Mirela Kumbaro, është infektuar me covid-19.

Në fakt, moderatori i ‘Vizion Plus’ e ka cilësuar një lajm të rremë këtë informacion të qarkulluar që prëj orëve të mbrëmshme.

“Mbrëmë disa portale njoftuan se kisha rezultuar pozitiv me Covid 19.

Thjesht nuk eshte e vertete

E di qe nuk skuqen nga turpi ata qe e perhapen thashethemin per ca klikime me shume.

Respekt per ata gazetare qe me shkruajten dhe nuk u rreshtuan me te marret e qytetit qe po hidheshin ne lume te nxirrnin gurin e budallait!

Faleminderit miqve dhe dashamiresve qe u shqetesuan!

Rrofshin te marrët, i kemi si kripa ne gjellë!

Shihemi se shpejti ne ekranin e Vizion Plus!”, shkruan gazetari.

Të fundit