Flash News

KRYESORE

Moderatori i Top Channel shpreh hapur simpatinë për gazetaren e Klanit: Është shumë e ëmbël

Moderatori i emisionit “Wake Up”, Isli Islami ishte i ftuar në emisionin ‘You&Me’ në Energy Radio. I pytur se kë nga personazhet e njohur do donte të puthte, ai pa nguruar fare ka thënë se do donte shumë të përqafonte Nevina Shtyllën.

“Më pëlqen shumë. Më duket një nga vajzat më të ëmbla në portret dhe më kanë thënë që siç duket ashtu është dhe si tip”, u shpreh Isli.

Nevina Shtylla, e cila drejton emisionin "Jo vetëm modë" në TV Klan është një nga moderatoret më të bukura të ekraneve shqiptare teksa ka rënë gjithmonë në sy për butësinë dhe elegancën e saj, e jo më kot në vitin 2010 është shpallur “Miss Shqipëria”.

Të fundit