Flash News

KRYESORE

Moderatori shqiptar: Më pushuan nga puna për një koment në Facebook

Moderatori shqiptar: Më pushuan nga puna për një koment në

Moderatori i njohur Bledi Strakosha, ka kujtuar një moment të vështirë që ka kaluar në karrierën e tij në intervistën që ka dhënë në "Glamour Zone".

Ai ka treguar se është pushuar nga puna për një koment në Facebook, gjë që e quajti të padrejtë, pasi sipas Bledit, arsyet e pushimit nga puna duhet të jenë gjithnjë profesionale.

“Moment më i vështirë ka qenë ai me Agon Channel sepse ka qenë moment i padrejtë, ku është tipike në Shqipëri që të krijohen opinione, ‘Bledi i ka sytë jeshilë dhe nuk më pëlqejnë’. Ndërtohen disa opinione bazë që njerëzit të gjykojnë. Krijohen keqkuptime që manipulohen nga njerëz pjesë e stafit për të arritur qëllimet e tyre”, u shpreh ai.

Të fundit