Flash News

KRYESORE

Moderatori shqiptar takon aktoren e "Game of Thrones": E gjeta, është gjallë

Nëse dikush ka parë qoftë dhe një seri të vetme të serialit më të përfolur të të gjitha kohërave "Game of Thrones", është e pamundur të mos jetë fiksuar me ngjarjet e aq me tepër me aktorët.

Megjithëse për tetë sezone ka luajtur rolin negativ, Lena Headey ka një popullaritet në fansat e 'Game of Thrones'. Në sezonin e 8 dhe final, personazhi që ajo luante, Cersei Lannister, vdiq në krah të vëllait të saj, që ishte dhe i dashuri, Jaimie Lannister.

Edhe moderatori shqiptar, Alaudin Hamiti, paska qenë i fiksuar me serialin. Madje ai ka pasur fatin dhe shansin të takojë këtë aktore të madhe dhe sigurisht që nuk do rrinte pa e publikuar në rrjetet sociale

“Ajo është gjallë”, shkruajti Alaudini, “E gjeta Cersei Lannister-in”.

Lena si duket s`ka qenë shumë entuziaste për foton, pasi ka dalë në profil dhe nuk ka pozuar aspak.

Të fundit