Flash News

KRYESORE

Moderatorja e njohur ‘braktis’ edhe Top Channel, nis projektin e ri në Amerikë

Pas largimit nga tv Klan, moderatorja e njohur Klea Huta u zhvendos në Top Channel për të vijuar me një program të ri.

Por, pavarësisht se u mësuan edhe detaje mbi emisionin e ri që do të prezantojë bukuroshja, e dashura e kantautorit Elgit Doda, në Top Channel. Bëhet fjalë për një emision me fokus shqiptarët e famshëm që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Por, se fundmi duket se Klea nuk ndodhet në Shqipëri dhe është larguar në Amerikë. Lajmin e ka konfirmuar vetë përmes disa fotove të hedhura në rrjetet sociale, ku ka nisur xhirimet e programit në bashkëpunim me fotografin Artan Korenica.

Nga burime për revistën “Who”, bëhet me dije se Kela Huta ka shkuar në Amerikë, për disa projekte muzikore.

Burime pranë këngëtares bëjnë me dije se përveç produksionit, Klea do të xhirojë edhe një klip të ri. Kujtojmë se pak kohë më parë ajo ka publikuar këngën me titull “Bla, Bla’, e cila ishte vetëm fillimi i projekteve të saj muzikore.

Të fundit