Flash News

KRYESORE

Moderatorja e njohur braktis ‘Ora News’ për Tv ‘Klan’, ky është emisioni i ri ku do ta shohim

Pas “Al Pazar”, aktorja e humorit Rudina Dembacaj u shfaq me një emision të saj në televionin “Ora News” “ Mos i fol shoferit”.

Por, duket se Rudina e ka mbyllur tashmë këtë projekt dhe ka rinisur menjëherë një tjetër, por me një television të ri.

Bëhet fjalë për kalimin e saj në televizionin “Klan”. Lajmin e kanë bërë të ditur moderatorët e emisionit “Chaud Patate” në NRG radio, të cilët kanë zbuluar se Rudina tashmë do të jetë pjesë e një emisoni të ri për fëmijë bashkë me Alketa Vejsiun.

“Në kurthin e Piter Pan”, është emisioni për fëmijë që pritet të nisë së shpejti, ndërsa Rudina do të jetë e pranishme aty për të ndihmuar fëmijët që të të ndërtojnë pyetje ngacmuese për të ftuarit e tyre të përjavshëm.

 

 

Të fundit