Flash News

KRYESORE

Moderatorja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë Adia

Bëhet nënë për herë të parë moderatorja e njohur shqiptare, Floriana Garo. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Floriana, përmes një postimi në profilin e saj në Instagram. Ish-moderatorja e “Jo vetëm modë” në tv Klan, ka postuar një foto, teksa prek me ëmbëlsi dorën e vogëlushes së porsaardhur në jetë, të cilën e ka quajtur Adia.

“Adia jonë e shtrenjtë erdhi në jetë me 12.03.2018! E bekoftë Zoti përgjithmonë dhe u rrittë e fortë, e shëndetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta!”,  shkruan mes emocionesh Garo, krahas kësaj fotoje.

Pas largimit nga Shqipëria, Floriana Garo nisi një jetë të re në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa merrej me menaxhimin e zyrës së avokatisë së bashkëshortit të saj, Enisi dhe të një qendre biznesi.

 

Të fundit