Flash News

KRYESORE

Moderatorja Marina Vjollca flet më në fund për shtatzëninë

Në mediat rozë po qarkullon lajmi se moderatorja Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj Getoar janë në pritje të fëmijës së parë.

Aludimet më tepër kanë filluar pas një fotoje ku Getoari prekte barkun e Marinës, por edhe foto të tjera ku Marina shihej duke prekur barkun,  shtuan dyshimet për një shtatzëni të mundshme.

Për të shuar dyshimet, Marina ka publikuar një foto të shkëputur nga pushimet me dorën vendosur mbi kokë.

"Po tani që ke vendosur duart në kokë çdo shkruajnë? Që ke dhimbje koke?”, i shkruan fansja, ndërkohë që Marina ja ka kthyer menjëherë me një: “Fiks” , duke e shoqëruar komentin me disa emoji duartrokitjesh.

Të fundit