Flash News

KRYESORE

Moderatorja shqiptare: Sot vithet, buzët dhe qerpikët false funksionojnë në ekran

Është ndër moderatoret më të thjeshta dhe të dashura të ekranit të Vizion Plus, por moderatorja Anila Çela është e vetëdijshme se sot në ekran kanë efekt vithet, buzët dhe qerpikët false.

Për gazetën ‘Intervista’ Anila ka treguar më shumë për punën e saj në ekran dhe se si nga viti në vit gjërat kanë ndryshuar shumë.

“Shpesh ekrani ka punë të padukshme, por që me kohën e tregon. Nuk besoj se jam unë që vendos kritere, pasi kohët kanë treguar që edhe kriteret janë transformuar. Në ditët e sotme shpesh tregohet që buzët, vithet apo qerpikët false vlejnë më shumë se ajo që nxjerr nga goja”, ka thënë moderatorja.

Moderatorja është shprehur se një ditë do të heqë dorë nga puna në ekran.

Të fundit