Flash News

KRYESORE

Moderatorja shqiptare i uron ditëlindjen të bijës: Më fal që s’të kam dashur në këtë jetë

Moderatorja shqiptare i uron ditëlindjen të bijës: Më fal

Dajana Shabani, moderatorja e emisionit të mëngjesit “Ditë e re” në Ora News, i ka uruar ditëlindjen publikisht vajzës së saj të vogël, Marlenës

Ajo është shprehur se kur ka mbetur shtatzënë, ka qenë në dilemë për ta mbajtur fëmijën ose jo. Por sot ajo është penduar që ka menduar një gjë të tillë pasi, Marlena është dashuria e saj më e madhe dhe motivi për të cilin ajo zgjohet çdo mëngjes.

“Deri në muajin e katërt nuk e dija nëse doja ta mbaja apo... Se s’ma nxë goja ta them atë tjetrën. Mami të ka shumë xhan Marlena! Të uroj të bëhesh 100 vjeçe, të kërkon falje që nuk të ka dashur në këtë jetë. Marlena ti je arsyeja përse unë zgjohem në mëngjes”, është shprehur moderatorja.

Të fundit