Flash News

KRYESORE

Modric kundër Ronaldos: Duhet të tregojë respekt!

Modric kundër Ronaldos: Duhet të tregojë respekt!

Mesfushori Luka Modric fitoi duartrokitjet e të gjithëve në ceremoninë e Topit të Artë. Kroati tregoi dhe njëherë se futbolli është një sport ku duhet të mbizotërojë respekti mbi gjithçka tjetër. Titullari i Realit i dha titullin rivalit të tij duke e uruar me përzemërsi. I pyetur nga mediet, 34-vjeçari nuk u përmbajt ndaj Cristiano Ronaldos.

"Ronaldo? Jam këtu, pasi futbolli është respekt. Për këtë arsye erdha ti jap çmimin Messit dhe ta uroj atë. Kur nuk fiton, duhet të jesh i pranishëm, të tregosh respekt. Ky është futbolli, prandaj udhëtova drejt Parisit. I dorëzova çmimin dhe e urova. 

"Jam i lumtur që jam këtu. Duhet të jetë një traditë e mirë që fituesi të vijë dhe t'i kalojë Topin e Artë fituesit të ri. Ne jemi të gjithë rivalë, por mbi të gjitha është respekti. Futbolli duhet shijuar, ashtu si çdo sport tjetër. Ka sporte atletike që tregohet shumë respekt, të njëjtën rrugë duhet të ndjekë dhe futbolli", - tha Modric.

Të fundit