Flash News

KRYESORE

Modriç takohet me numrin dy të Realit për t’i kërkuar largimin, gjithçka vendoset sot në mbrëmje

Modriç takohet me numrin dy të Realit për t’i

Luka Modriç është rikthyer sot në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit, por është larguar nga kampusi një orë më vonë se lojtarët e tjerë. Mesfushori kroat ka zhvilluar takim me numrin dy të Real Madridit, Jose Angel Sanchez dhe sipas ‘Radio Marca’, ka kërkuar largimin nga klubi.

“Asgjë për të bërë për Real Madrid, Florentino Perez apo Sanchez. Luka Modriç e ka ndarë mendjen se çfarë dëshiron të bëjë në këtë merkato. Ai nuk pranon rinovimin e ofruar nga Real Madrid dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë gjë as në të ardhmen. Këtë gjë ia ka komunikuar në takimin e sotëm Sanchezit dhe tashmë Real Madrid është i dorëzuar”, raporton Marca.

Mediat spanjolle shkruajnë se Reali është vënë në kërkim të zëvendësuesit të Modriç dhe emri më i përfolur është ai i Christian Eriksen. Lojtari i Tottenham shihet si i vetmi që mund të mbushë boshllëkun në mesfushë.

Gjithsesi, vendimi përfundimtar për të ardhmen e Luka Modriç nuk është marrë ende pasi presidenti Florentino Perez do të provojë ta mbajë lojtarin në ekip. Ata do të ulen së bashku për të diskutuar mbrëmjen e sotme dhe nga negociatat nuk përjashtohet ndonjë vendim surprizë.

Të fundit