Flash News

KRYESORE

Modriç te Interi? Zbardhet vendimi përfundimtar i klubit spanjoll

Modriç te Interi? Zbardhet vendimi përfundimtar i klubit spanjoll

Mesfushori kroat, Luka Modriç do të qëndrojë në Spanjë të paktën deri në merkaton e vitit të ardhshëm.

‘SkySports’ raporton se bisedimet e ditës së sotme mes përfaqësuesve të mesfushorit dhe drejtuesve të Realit të Madridit kanë rezultuar të pasuksesshme.

Edhe pse kërkesa e Modriç ka qenë e qartë, ku kërkonte lejen për t’u larguar drejt Interit, Florentino Perez ka mbajtur qëndrimin e tij, duke e konsideruar si të pashitshëm 32 vjeçarin.

Perez nuk është i gatshëm të heq dorë nga një tjetër futbollist i rëndësishëm pas largimit të Ronaldos, sidomos pas humbjes së fundit në Superkupën e Evropës nga Atletico Madrid me rezultat 4:2.

Qëndrimi i Perez bën që Interi të mos mund ta përfundojë afatin kalimtar me një “qershi mbi tortë”, duke finalizuar një nga transferimet më të mëdha viteve të fundit

Të fundit