Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Mogherini anulon konferencën e përbashkët me Haradinajn, mediat serbe raportojnë incident për shkak të SHBA
Është zhvilluar sot në Bruksel takimi i radhës i Këshillit për Stabilizim Asociimin, mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ku pjesëmarrës ishin Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini, komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Haradinaj dhe delegacioni që e shoqëronte është pritur nga Mogherini dhe Hahn, e më pas janë ulur për të zhvilluar mbledhjen. Por mediat serbe, të cilave iu referohen edhe mediat në Kosovë, raportojnë për një incident gjatë mbledhjes çka ka shtyrë Mogherinin të largohet.
Kërkesa e përsëritur e Haradinajt që SHBA të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi është marrë si sulm personal nga Mogherini, e cila ka refuzuar gjithashtu të dalë në konferencë të përbashkët me kryeministrin kosovar.
Nga zyra e Përfaqësues së Lartë për Politikën e Jashtme njoftojnë se anulimi i konferencës është bërë për shkak të axhendës, ndërsa pala kosovare nuk ka dhënë asnjë shpjegim.
Këtë javë, Mogherini ka pritur të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor duke zhvilluar konferenca të përbashkëta me ministrin shqiptar, Ditmir Bushati dhe kryeministren serbe, Ana Brnabic, por jo me Haradinajn.