Flash News

KRYESORE

Mogherini: Asnjë vend i Ballkanit në BE për dy vitet e ardhshme

Mogherini: Asnjë vend i Ballkanit në BE për dy vitet e ardhshme

Përfaqësuesja e Bashkimit Europian për politikat e jashtme Federica Mogherini ka deklaruar se të paktën për dy vitet e ardhshme asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të mund të anëtarësohet në BE.

Në një intervistë për televizionin slloven RTV, Mogherini shtoi se vendet e Ballkanit që synojnë anëtarësimin janë ende në fillim të reformave.

Sipas saj procesi për zgjerimin e BE-së nuk është ndalur por solli në kujtesë deklaratën e Junker, që disa kohë më parë tha që realiteti është që BE-ja nuk do të ketë anëtarë të rinj.

Por Mogherini shtoi se nëse duhet që procesi i anëtarësimit të funksionojë duhen reforma ekonomike, gjyqësore dhe institucionale, si dhe bashkëpunim me fqinjët.

Synimi personal i Mogherinit është që vendet e Ballkanit perëndimor t’i cojë në një pikë të tillë të procesit të integrimit saqë ai të jetë i pakthyeshëm.

Në fund Mogherini u shpreh se ishte e pashqetësuar nga ndikimi i SHBA-së apo edhe Rusisë në Ballkan, pasi fuqia tërheqëse e BE-së në këto vende është shumë e fuqishme.

Të fundit