Mogherini: Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE, por ky proces do të marrë kohë

Shefja e diplomacisë në largim të BE-së, Federica Mogherini, paralajmëroi unionin se do të gabojë nëse nuk e bën Ballkanin perëndimor pjesë të saj.

Deklarata e saj u bë në konferencën e ambasadorëve të BE-së, ku ajo shtoi se futja e Ballkanit në union, është një proces i gjatë, që do të marrë kohë .

“Ne kemi interes të qartë për të futur të gjithë Ballkanin brenda Bashkimit Evropian dhe të gjithë e dimë se ky është një proces i gjatë, një proces i ndërlikuar, gjithmonë interesant dhe i gjallë, që do të marrë kohë. Do të duhet shumë zgjidhje problemesh, shumë angazhim politik nga të gjitha anët me vendosmëri.

U deshën 25 vjet për ta zgjidhur çështjen e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tani kjo është arritur, falë guximit, udhëheqjes, këmbënguljes dhe falë mbështetjes dhe inkurajimit të vazhdueshëm të Bashkimit Evropian”, tha Mogherini.