Mogherini: Mospasja e një date për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, negative për rajonin

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, deklaroi se mospasja e një date për nisjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, do të sillte pasoja negative sa i përket sigurisë dhe bashkëpunimit në rajon.

Për më tepër që kjo ndikon në procesin e përafrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në. Deklaratat e Mogherini-t erdhën në ditën e parë të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg. Sipas saj, Komisioni Evropian konsideron se Shkupi dhe Tirana janë gati për të filluar negociatat.

“Është interesi ynë që vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në Bashkimin Evropian”, tha Mogherini.”, tha Mogherini ndërsa ministrat e BE-së vendosin të martën për këtë çështje.

Sipas “Radioevropaelirë”, vendimi për dhënien e datës për Maqedoninë e Veriut do të shtyhet deri në vjeshtë, kurs për Shqipërinë, për shkak të paqëndrueshmërisë politike dhe problemeve me krimin e organizuar, BE-ja nuk është e gatshme që ta miratojë datën.