Flash News

KRYESORE

Mogherini në Tiranë, zbardhet axhenda e ngjeshur me liderët e politikës

Mogherini në Tiranë, zbardhet axhenda e ngjeshur me liderët e

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në BE dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini ka mbërritur që prej pasdites së djeshme në Tiranë.

Pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Evropian ku rekomandohet çelja e negociatave me Shqipërinë, Mogherini pritet të zhvillojë disa takime radhazi paraditen e kësaj të mërkure.

Fillimisht, ajo do të takohet me presidentin Ilir Meta, më pas me Ramën dhe së fundmi me përfaqësues të opozitës.

Axhenda

Në orën 09.30 takim me presidentin Ilir Meta

Në orën 10:15 takim me kryeministrin Edi Rama

Në orën 11:15 konferencë të përbashkët me Ramën

Në orën 12.00 takim me përfaqësues të opozitës

Vizita e Mogherinit në Tiranë vjen në kuadër të turneut në Ballkanin Perëndimor, nga 17 deri më 19 prill.

 

Të fundit