Flash News

KRYESORE

Mogherini: Vendimi i Trump për Jerusalemin na dërgon në periudhat më të errëta

Mogherini: Vendimi i Trump për Jerusalemin na dërgon në periudhat

"Vendimi i presidentit Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraeli është shqetësues", kështu u shpreh para gazetarëve përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini.

Mogherini theksoi se “vendimi i presidentit Trump mund të çojë prapa në kohë dhe na dërgon në periudha më të errëta"

Mogherini theksoi se qëllimi kryesor i BE-së është që Jeruzalemi të jetë mjet për arritjen e zgjidhjes me dy shtete për krizën e Lindjes së Mesme.

“Njëzet e tetë vendeve anëtare të BE-së pajtohen se zgjidhja e vetme reale është me dy shtete, se Jerusalemi duhet të jetë kryeqytet i dy vendeve”, theksoi Mogherini.

Mogherini shtoi se në takimin e realizuar javën e kaluar, me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson, ka transmetuar qëndrimin e qartë dhe vendimtar të BE-së rreth kësaj çështjeje. 

 

Të fundit