Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Mohon rritjen e kriminalitetit në Shqipëri, Lleshaj: Krimi në Shqipëri ka media, bën punë publike
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e ka cilësuar një ulje galopante nivelin e kriminalitetit në Shqipëri.
Gjatë një interpelance me deputetin e opozitës parlamentare Halit Valteri, Lleshaj tha se numri i vrasjeve nga 2012-ta ka ardhur në ulje, megjithatë sipas tij krimi në Shqipëri ka edhe media që bën edhe punë publike.
“Në Shqipëri ka ulje galopante të krimit, doni apo s’doni. Nuk ka rritje galopante të krimit në Shqipëri për këdo që di shkrim e këndim.
Shifrat zyrtare thonë se pasqyron rënien e numrit të vrasjeve. 126 persona u vranë 2012 në kohën kur ishte partia që iu solli ju në parlament.
Në 2019 ky numër ishte 57, më pak se gjysma dhe sivjet është 21 vrasje. Pra, ka tendencë në ulje në krahasim me një vit më parë. Konkluzioni juaj është në mënyrë galopante shtrembërim i realitetit.
Me gojën e kujt flisni, i referoheni medias? Nuk jemi në vitin 2012, por në 2020 kur numrat kanë arritur poshtë mesatareve evropiane. Në media duhet të keni kujdes se media ka kushdo.
Media ka edhe krimi në Shqipëri si kudo, bën punë publike dhe mediatike, përpiqet të krijojë imazh në favor të tij”, u shpreh ministri Lleshaj.