“Moisi Habilaj udhëtoi me babain dhe gruan e Tahirit”/ Ish-kryeministri denoncon zhdukjen e përgjimeve: Ja tre provat përvëluese që u hoqën nga dosja

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Prokurorinë se ka fshehur disa nga provat që e lidhnin ish ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, me grupin e ‘Habilajve’.

Në një postim në facebook, Berisha thotë se këto prova ‘përvëluese’ kanë të bëjnë me përgjimet e autoriteteve italiane, ku xhaxhai i Tahirit flet me Moisi Habilajn, dhe sipas ish kryeministrit mungojnë në dosjen e prokurorisë.

Po ashtu, sipas Berishës është fshehur dhe udhëtimi i Moisi Habilajt sëbashku me babain e ish-ministrit dhe bashkëshortes së tij.

Postimi i plotë:

“Ja disa nga provat perveluese qe narkoprokuroria apo Edvin Mafia hoqi nga dosja e Saimir Habilit qe faktojne lidhjet e tij te ngushta me kushurinjte kriminele dhe supertrafikant Habilaj.

Keshtu, gazetari investigativ ka zbuluar se nuk jane ne dosje:

1-Rregjistrimi i dorezuar nga autoritetet italiane i bisedes telefonike te Moisi Habilajt me xhaxhin e Saimir Habilajt nuk eshte fare ne dosjen e prokurorise. Ne kete bisede telefonike me xhaxhain e Saimir Habilit, Moisiu ne prani te babait te Saimirit i thote atij se jam me gjigandin Bashkim. (Bashkim Tahiri)

2-As fakti qe Moisi Habilaj ka qene ne Rome bashke me babain dhe gruan e Saimir Habilajt (Bashkim Tahiri dhe Fatlinda Berisha) dhe

3- qe keta te dy nuk jane rregjistruar ne TIMS fare per kete udhetim por qe figurojne ne listen e pasagjereve te Alitalia dhe qe kane te vulosur pasaportat me vulen e Fiumicinos ne keto data. Pra prokuroria ka fshehur proven me te rende qe lidh Saimir Tahirin me Moisi Habilajn si nje grup i stukturuar kriminal ku kusho Saimiri ka pasur per detyre shmangien e policise ndaj Habilajve”, shkruan Berisha.