“Moj ministrja e rraskapitur Kumbaro”, aktori nuk kursen akuzat ndaj ministres së Kulturës

Aktori Neritan Liçaj nuk i ka kursyer akuzat për ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, duke u shprehur se është më e paafta nga gjithë ministrat e Kulturës në Shqipëri.

Liçaj paralamëron ministren se e ka punën shumë keq. “Mos kujto se do shkosh jashtë dhe do shpëtosh….harroje”, shton aktori, pasi ka rreshtuar disa nga veprimet e ministres, që sipas tij i bën vetëm një armike e vendit.

Postimi i plotë:

Moj ministrja e rraskapitur Kumbaro…o me e paafta nga te gjithe ministrat e Kultures qe ka pare ky vend…madje dhe sa Tefta Cami..o”akademikja”e cizmeve te mija qe sdi te dallosh teatrin antik nga amfitetatri qe ngaterron Krishtlindjen me Pashket…qe hap dyqan qoftesh ne Butrint dhe pse mbrohet nga UNESCO..qe ben ligj per trashegimine i denje vetem per nje armike te vendit te vet dhe historise se tij….qe nepotizmin ne institucionet e artit e ke si gjene me normale..ka veting zysha e frengjishtes,mos harro..sdo e kalosh kollai dhe do japesh llogari per te gjitha cke bere si ministre nga te korruptuarit qe i bere gjithckaje…te TEATRI KOMBETAR EKSPERIMENTAL,qe do ta mbyllesh dhe ate,TEATRI KOMBETARE e deri te vilat e shtrenjta qe keni porositur ti dhe yt vella sapo u bere ministre!E ke shume keq punen prandaj kujdes se ske pare gje akoma…tani do bejme hesapet…mos kujto se do shkosh jashte dhe do shpetosh….harroje!Ketu do i lashe te gjitha..te siguroj per kete!