Flash News

KRYESORE

Moldavi-Shqipëri, sonte Reja do të "djegë" disa talente

Moldavi-Shqipëri, sonte Reja do të "djegë" disa talente

Pas humbjes me Turqinë, Shqipëria sonte do të luajë kundër Moldavisë në “Stadionul Zimbru” të Kishinjevit. Ndeshja vlen për kualifikueset e Grupit H të Kampionatit Europian 2020.

Moldavët janë të fundit në renditje, ndërsa kuqezinjtë kanë 9 pikë pas 7 ndeshjesh dhe renditemi të katërt. Moldavia humbi ndeshjen e fundit me Andorrën dhe kjo tregon nivelin e tyre. Pra, fitorja ndaj kësaj kombëtareje është detyrim për ne.

Bilanci i sfidave Moldavi-Shqipëri në 4 ndeshje ka 3 fitore të kuqezinjve dhe 1 barazim. Trajneri Reja pritet të ulë në stol Strakoshën për të vendosur Berishën. Ndërkohë, pritet të ketë "hyrje të reja" si Kumbulla, Seferi dhe Selahi.

Një arsye pse këto emra mund t'i shohim sot në fushë është se FSHF do t'i "djegë", që të mos na i marrin kombëtare të tjera.

Të fundit