Flash News

KRYESORE

“Moment reflektimi”, reagon Ditmir Bushati pas shkarkimit nga Rama

“Moment reflektimi”, reagon Ditmir Bushati pas shkarkimit nga Rama

Ditmir Bushati ishte një nga gjashtë ministrat që u shkarkua nga kryeministrin Rama me pretekstin se do tu përkushtohet zgjedhjeve lokale që do mbahen më 30 qershor.

Në një status në rrjetin social, Facebook, ish-kreu i diplomacisë shqiptare ndër të tjera shkruan se ‘fundviti është moment reflektimi dhe vlerësimi për sa kemi arritur, por dhe çfarë duhet të bëjmë më mirë në vijim’.

Në media kanë qarkulluar dy teza lidhur me largimin e tij; e para se Bushati doli kundër Ramës për ndryshimin e kufijve Serbi – Kosove dhe e dyta, Rama nuk e priti mirë telefonatën që i bëri Bushatit Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeu, pas debitimit te dy diplomateve te larte europian.

Bushati u zëvendësua nga Gent Cakaj, 28-vjeçari, qe mbante postin e zëvendës/ministrit të Jashtëm prej 6 muajsh, por pa ndonjë eksperiencë të qenësishme në diplomaci.

Media në Kosovë ironizon ministrin Cakaj: Baton Haxhiu tentoi t’a birësonte, refuzuan prindërit

 

Të fundit