Flash News

KRYESORE

Moment i sikletshëm për Dua Lipën në Brazil, vokalisti i ‘Coldplay’ harron dy herë këngën

Moment i sikletshëm për Dua Lipën në Brazil, vokalisti i

Dua Lipa dhe Chris Martin, vokalist i grupit të njohur britanik, ‘Coldplay’, kanë realizuar së bashku këngën ‘Homesick’, pjesë e albumit të këngëtares me origjinë shqiptare. Hera e parë që dy artistët kanë performuar së bashku në skenë ishte më 9 nëntor në Sao Paulo të Brazilit, por jo gjithçka ka shkuar siç duhet.

Chris, i cili luante në piano, ka harruar dy herë këngën duke detyruar Duan të ndërpresë performancën. Rokeri ka pranuar se ishte gabimi i tij dhe ka kërkuar të rinisë këngën nga fillimi.

Këtë moment të sikletshëm, Dua e ka kaluar me sportivitet, ndërsa publiku brohoriste gjatë gjithë kohës.

 

 

Të fundit