Flash News

KRYESORE

Momente jo të mira për Morena Tarakun, modelja përfundon në spital

Këngëtarja dhe modelja Morena Taraku duket se nuk po kalon momente dhe aq të mira, pasi ditën e djeshme është shtruar në spital.

Ka qenë vetë Morena ajo që ka postuar në “Instagram” një foto nga ambientet e një spitali në Turqi, ku shihet qartë krahu i saj dhe injeksionet që ka bërë.

Ndërkohë, modelja nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me gjendjen shëndetësore apo arsyen për të cilën ka shkuar në spital.

Kujtojmë se Morena është përfolur për një lidhje dashurie me miliarderin Sasha Sobhani, emrin e të cilit e ka bërë edhe tatuazh.

Të fundit