Flash News

KRYESORE

Momente nga tapeti i kuq i “Oscars”

Tapeti i kuq i 'Çmimeve Oscars' ka arritur të marrë vëmendje globale dhe sigurisht që do lakohet edhe ditën  e nesërme në të gjitha mediat ndërkombëtare.  Duhet theksuar që ky nuk ishte tapeti i kuq më i mirë që kemi pare duke qene se i kanë munguar shumë nga figurat kryesore të kinematografisë së Hollywood-it si dhe aktorët legjendarë.

Po ashtu dhe sa i përket veshjeve, nuk mund të quhet ky tapeti i kuq më ‘glamour’ edhe pse është një vit jubilar.

Por kush u vesh bukur dhe kush jo në këtë edicion të 90-të të çmimeve Oscar?

Nicole Kidman, Sandra Bullock, Jennifer Garner, Lupita Neyongo, Jennifer Lawrance dhe shumë të tjerë kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe kritikëve të modës. Ndërkohë, Selma Hayek konsiderohet deri tani si e veshura më keq me fustanin ‘Gucci’.

 

Të fundit